Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të mbahet në Tiranë, ndërsa në “San Siro” nuk do të luhet finalja

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mbajti sot mbledhjen në Pragë ku u morën disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin evropian, raporton TopChannel.

Një ndër vendimet dhe me interes të madh për vendin tone është ai i zhvillimit për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, një mbledhje e Komiteti Ekzekutiv të UEFA-s, një ngjarje që sigurisht zhvillohet dhe organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator të vitit 2025.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të Qeverisë Evropiane të Futbollit në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të vëmendjes së Evropës.

Gjatë mbledhjes së sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u morën edhe vendime të tjera si që lidhet me  finalen e Champions League e cila në vitin 2027 nuk do të zhvillohet në stadium “San Siro” të Milanos pasi nuk ishte garantuar rinovimi i tij. Kjo solli hapjen edhe një herë të garës për vendin dhe stadiumin ku do të luhet finalja e aktivitetit më të madh të kontinentit për klube, një vendim që do të merret në periudhën maj/qershor të vitit 2025.

 

Air Albania Stadium - Stadiumi në TiranëReprezentacioni i Shqipërisë FutbollShqipëriaTiranaUEFA