Mbi katër mijë shtretër do të jenë për studentët e Maqedonisë së Veriut në konviktet shtetërore

Ministria për Arsim dhe Shkencë prej të hënës do të fillojë të pranojë aplikime në Konkursin për pranimin e studentëve të regjistruar në studime deridiplomike për vitin akademik 2024/25, transmeton Portalb.mk.

Në njëmbëdhjetë konviktet shtetërore do të pranohen gjithsej 4303 studentë, ashtu që 1 034 vende janë të rezervuara për studentët e vitit të parë.

Aplikimi i studentëve do të bëhet përmes formë elektronike në adresën http://e-uslugi.mon.gov.mk deri më 31 korrik, ndërsa studentët e vitit te parë do të kenë mundësi të regjistron prej 10 shtatorit deri më 17 shtator.

Konkursi është i hapur për konviktin “Goce Dellçev”, “Pellagonija”, “Tome Stefanovski”, “Tetovë”, “UIJE”, “Braqa Milladinovci”, “Hiljadnikov”, “Logos”, “Koço Racin”, “Nikolla Karev” dhe “Orde Copella”.

Ministria në Konkurs ka theksuar që të drejtë regjistrimi nuk kanë studentët që kanë prishur rendin në konvikt, studentët e regjistruar për herë të dytë si absolventë, studentët të cilët nuk kanë shlyer pagesat për akomodim ndaj konviktit  më shumë se një muaj dhe studentët e regjistruar në studime pasdiplomike.

 

Diploma universitare - DiplomimKëndi studentorKonvikt studentorKonvikti “Pellagonija”Konvikti “Zdravko Cvetkovski”Konvikti studentor TetovëMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)StudentëVesna Janevska