Mbi 67 përqind e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut prodhohet në termocentrale, vetëm 5 përqind në panele solare

Maqedonia e Veriut gjatë muajit gusht ka arritur të prodhon aq energji elektrike sa edhe shpenzon, por shumica e saj prodhohet në termocentrale, transmeton Portalb.mk.

“Në gusht 2024, konsumi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është 414 178 МËh energji elektrike, 33.041 mil. nm3 gaz natyror, 320 639 ton qymyr dhe 101 862 ton produkte nafte”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Gati krejt sasia e qymyrit, 99.9 përqind shpenzohet për prodhimin qymyrit në termocentrale.

Maqedonia e Veriut në termocentrale prodhon 35.9 përqind e rrymës, te termocentralet e kombinuara 31.5 përqind, te hidrocentralet 23.7 %, panelet solare 5.4 përqind, turbinat e erës 2.6 përqind dhe një përqind te bimët me biogaz.

Maqedonia e Veriut është në mes të rrugës drejt integrimit të plotë energjetik me BE-në. Pika jonë e fortë është sektori i energjisë elektrike, por nevojiten përmirësime në fushën e gazit dhe dekarbonizimit dhe këto janë dy elementë që kërkojnë më shumë përpjekje. Qeveria pritet të dorëzojë në Sekretariat një strategji të vitit 2030 dhe të sqarojë se cila do të jetë strategjia e dekarbonizimit, cili është kapaciteti i burimeve të ripërtërishme, cili është vizioni për integrimin e tregut rajonal, cilat janë objektet e ardhshme të prodhimit me bazë thëngjilli. Këto janë disa nga porositë që i ka shprehur drejtori i Sekretariatit të Bashkësisë Energjetike, Artur Llorkovskimuajin korrik.

Sipas kryetares së Gjykatës Supreme, Besa Ademi, e drejta e mjedisit të shëndetshëm jetësor është një e drejtë themelore qytetare dhe njerëzore dhe është e lidhur drejtpërdrejtë me menaxhimin e shëndetit të qytetarëve dhe me detyrime ligjore të nënshkruara për ruajtjen e mjedisit jetësor.

EkologjiHidrocentraleInspektorati komunal ekologjikInspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (Ekologjik) RMVNdotja e ajrit - ajër i ndoturTaksa ekologjikeTermocentral(e)Termocentrali REK - TEC Manastir