Mbi 14 mijë qytetarë në Maqedoninë e Veriut u regjistruan për vaksinimin falas i cili pritet të fillojë javën e ardhshme 

Ministria për Shëndetësi në Maqedoninë e Veriut njoftoi që përmes platformës onlajn janë paraqitur 14 mijë qytetarë për vaksinimi kundër gripit sezonal. Njoftimi i tyre do të bëhet përmes mesazheve SMS, transmeton Portalb.mk.

“Në faqen e internetit – vakcinacija.mk, ku para tre ditësh filloi regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullsisë, tashmë janë regjistruar më shumë se 14.000 qytetarë. Vaksinimi pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme”, raportoi Ministria për Shëndetësi.

Ministria sqaroi që deri më tani janë siguruar 70 mijë doza të vaksinës katërtipëshe kundër gripit sezonal, ndërsa akoma është e hapur mundësia për regjistrim për vaksinim në sistemin “Moj Termin”.

“Me vaksinimin falas përfshihen grupet e rrezikuara si: persona të moshuar (mbi 65 vjet), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga 6 muaj deri në 5 vjet, si dhe persona të vendosur në institucione për mbrojtjen sociale të të moshuarve dhe punonjësit në këto institucione”, raportoi Ministria.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 10 tetori përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës.

Arben TaravariGripiMinistria e Shëndetësisë (MSH)Shëndetësi - ShëndetiVaksinim