“Mashtrim” dhe “falsifikim” te një kompani e sigurimeve në Shkup, Policia me padi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 44 vjeçarit T.P.N. nga Shkupi nën dyshimet për “mashtrim” dhe “Falsifikim të dokumentit”, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër T.P.N. (44) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “mashtrim” e dënueshme sipas nenit 247 dhe veprës penale “falsifikim të dokumentit”, e dënueshme sipas nenit 378 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Ajo si e puënsuar, në periudhën 2020-2021 e ka dëmtuar viktimën duke paraqitur fakte të rrejshme.

“E ka mashtruar të dëmtuarën, duke e bindur se nëse ia jep të hollat të cilat i ka marrë në bazë të mbulimit bazë të sigurimit në shumë prej 120.000 denarëve, mund t’ia rrit shumën e kërkesës për dëmtim”, raportoi Policia, duke shtuar që ajo me vulën dhe nënshkrimin e saj ka vërtetuar dokument të rrejshëm nga kompania e sigurimeve.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB)Ndërmarrje Kompani BiznesPolicia e Maqedonisë së Veriut
Comments (0)
Add Comment