Maqedonia e Veriut për herë të parë e formoi Njësinë e Specializuar për Siguri Kibernetike

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoninë e Veriut sot ka bërë hapjen e njësisë së parë të specializuar për siguri kibernetike, transmeton Portalb.mk.

“Në kohën e digjitalizimit të shpejtë dhe të kërcënimeve kibernetike gjithnjë e më të rrezikshme dhe të sofistikuara, Ministria e Punëve të Brendshme po ndërmerr një hap strategjik dhe vendimtar, për herë të parë në ekzistimin e saj, formoi Njësinë e specializuar të Sigurisë Kibernetike”, deklaroi ministri për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Ministria sqaroi që kjo Njësi do të kryejë analiza te vazhdueshme, zbulimin e kërcënimeve kibernetike dhe instalimin dhe menaxhimin e IT-së së MPB-së.

“Me këtë iniciativë, Ministria e Punëve të Brendshme vendos një standard të ri të mbrojtjes kibernetike, që nënkupton një mburojë sigurie moderne, të qëndrueshme dhe të fuqishme që përmbush sfidat e sotme dhe siguron besimin publik se të dhënat e qytetarëve gëzojnë mbrojtje të lartë”, deklaruan nga MPB-ja.

Ministria vlerësoi që përmes këtij sistemi pritet të rritet besimin publik se të dhënat e qytetarëve gëzojnë mbrojtje të lartë.

InternetiMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Pançe ToshkovskiSiguria kibernetikeSulm hakerësh - Haker(e)TECH - Teknologji