Maqedonia e Veriut në cilët shtete dërgon më shumë mallra sesa pranon?

Më shumë se gjysma e shkëmbimit tregtar në Maqedoninë e Veriut bëhet me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Me disa shtete ka bilanc pozitiv tregtar, ndërsa me shumicën ka bilanc negativ, transmeton Portalb.mk.

Në top 10 vendet me shkëmbimin më të lart tregtar, vetëm me Gjermaninë dhe Hungarinë ka bilanc pozitiv.

Maqedonia e veriut në Gjermani ka eksportuar 489 milionë euro mallra për dy muaj, ndërkohë ka importuar 166 milionë, ndërsa në Hungari ka eksportuar 53 milionë euro mallra, ndërsa ka importuar 29 milionë euro.

“Në periudhën janar –shkurt të vitit 2026, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, pjesa më e madhe e tregtisë është bërë me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, që marrin pjesë me 49.9% të vëllimit të përgjithshëm të këmbimit. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përfaqësohen me 57.8% në totalin e këmbimit.

Maqedonia e veriut brenda dy muajve të parë të këtij viti ka realizuar eksport në vlerë prej 270 milionë euro, ndërsa eksport në vlerë 1.2 miliard euro.

DoganimDrejtoria e doganave RMVEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiEksportImport