Maqedonia e Veriut kërkoi nga shtetasit e saj që të largohen që në mundësinë e parë nga Libani dhe Izraeli

Autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar nga qytetarët e RMV-së të anulojnë udhëtimet për në Liban dhe Izrael, ndërsa ata që gjenden në këto shtete, të largohen sa më shpejt, transmeton Portalb.mk.

“Për shkak gjendjes së përkeqësuar në Liban, ftojmë shtetasit tanë që gjenden në atë shtet, të largohen në mundësinë e parë”, kërkoi Ministria për punë të jashtme dhe tregti të jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Ministria kërkoi gjithashtu nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut të anulojnë udhëtimet për në Izrael, për shkak gjendjes së paparashikueshme të sigurisë.

Rekomandohet që shtetasit e Maqedonisë së Veriut të ndjekin rekomandimiet e qeverisë së Izraelit dhe në bazë të dinamikës së sigurisë, ta lëshojnë Izraelin. Në njoftim jepet edhe një adresë ku mund të ndiqet gjendja e sigurisë në Izrael. https://www.oref.org.il/12481-en/Pakar.aspx

“Për më shumë informacione, qëndrojnë në dispozicion telefonat kujdestar SOS të Ministrisë për punë të jashtme dhe tregti të jashtme 075/ 273- 732 dhe 075/ 268-736, si dhe numri kujdestar i Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378”, njoftoi Ministria.

Ndryshe, raportet ndërmjet Izraelit dhe Libanit janë përkeqësuar, ndërsa diplomatët janë duke tentuar shmangien e përshkallëzimit të raporteve mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Hezbollahu është grup i Libanit që përkrah Hamasin në Gazë, vend ku Izraeli prej një periudhe të gjatë është duke kryer sulme.

IzraeliKëshilli i Sigurimit RMVLibaniMinistria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme (MPJTJ)