Maqedonia e Veriut është ndër vendet me transportin publik më të keq në Evropë

Sipas një ankete të bërë nga Euronews, Maqedonia është një nga vendet në të cilat transporti publik është në nivelin më të ulët dhe me përqindjen më të ulët të qytetarëve të kënaqur. Sipas statistikave, vetëm 47% e qytetarëve janë të kënaqur me transportin publik të qytetit në vend, transmeton Portalb.mk.

Për krahasim, transporti publik më i keq se Maqedonia është vetëm në Shqipëri dhe në disa qytete të Italisë. Statistikat tregojnë se transporti publik më i mirë është në Austri, ku 91% e qytetarëve janë të kënaqur.

FOTO: Screenshot nga një sondazh mbi cilësinë e jetës në qytetet evropiane të kryer në vitet 2023-2024

Pas Austrisë, e cila është në krye, pasojnë vendet nordike, ku transporti më i mirë i qytetit është në Helsinki, pasuar nga Oslo, Stokholm, Kopenhagen, ku mbi 80 përqind e qytetarëve janë të kënaqur. Kryeqyteti i Islandës, Reykjavík, është një përjashtim me shkallë më të ulët kënaqësie prej 56 përqind në këtë rajon.

Në pjesën më të madhe, banorët e kryeqyteteve priren të kenë një perceptim më të lartë për sigurinë e transportit publik, me përjashtim të Romës dhe Ankarasë. Në Romë, për shembull, më pak se gjysma e popullsisë mendon se transporti publik është i sigurt dhe nëse shikoni statistikat, është vendi me transportin publik më të keq.

Kujtojmë se transporti publik prej se në krye të Qytetit të Shkupit është Danella Arsovska ka probleme të vazhdueshme. Transportuesi në fund të gushtit funksiononin në mënyrë të reduktuar. Por më pas, me 2 shtator, u arrit marrëveshje me NTP “Shkupi”. Pas takimit që kanë pasur pasditen në drejtorinë e NTP “Shkup” në Autokomandë, transportuesit privatë kanë bërë të ditur se janë marrë vesh me kompaninë që t’ua paguajë 80 përqind të borxhit, pra, siç thanë ata, u janë transferuar mjete në vlerë prej 40 milionë denarë.

Ndërmarrja Qarkulluese (Transportuese) Publike Shkup (NQP) (JSP) (NTP)TransportTransport, Transport publik