Maqedonia e Veriut do të luajë miqësore me Bosnje dhe Hercegovinën

Përfaqësueset e futbollit të Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje dhe Hercegovinës do të përballen në një ndeshje miqësore, raporton Portalb.mk.

Ndeshja do të luhet në Sarajevë më 29 maj në stadiumin “Asim Ferhatoviç Hase”, ndërsa orari pritet të caktohet më vonë.

Kujtojmë që përfaqësuesja e Bosnje dhe Hercegovinës ka siguruar kualifikimin për Kampionatin Botëror 2026.

Përfaqësuesja e Bosnje dhe Hercegovinës është kualifikuar për herë të dytë në historinë e saj në Kampionatin Botëror.

Herën e parë mori pjesë në Botërorin e Brazilit në vitin 2014.

Bosnja e HercegovinaFederata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)Reprezentacioni i Maqedonisë Futboll