Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Marrëveshja u njoftua nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit të sotëm me kreun e LVV-së, Albin Kurti.
Marrëveshja mes dy subjekteve politike vjen pas muajsh përplasjesh dhe dështimesh për të siguruar konsensusin e nevojshëm në Kuvend. Kriza institucionale kishte çuar vendin drejt përsëritjes së zgjedhjeve në tre raste, ndërsa zgjedhja e kreut të shtetit ishte kthyer në pikën kryesore të ngërçit politik.