Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) e ka kumtuar itinerarin e plotë për protestën më 28 janar, njofton Portalb.mk.
Qëllimi kryesor i mbajtjes së protestës është rritja e pagave të punëtorëve në 600 euro.
“Protesta fillon më 28 janar 2026 në orën 17:00 para ‘Rabotniçki dom’ (ndërtesa e LSM-së në rr.’Mirçe Acev’ nr.6) në Shkup, pas së cilës vazhdon para Parlamentit, Odës Ekonomike dhe Qeverisë së Maqedonisë (duke lëvizur përgjatë ‘Mirçe Acev’, ‘Filipit të Dytë’, ’11 Tetori’, ‘Dame Gruev’, Bulevardi ‘VMRO’ dhe duke përfunduar në Bulevardin ‘Ilinden’ para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë)”, kumtoi në Facebook Ivan Peshevski nga LSM.