Mickoski po i shet interesat kombëtare maqedonase – ndërsa te Orbani shkoi për të negociuar kthimin e Nikola Gruevskit dhe rrëzimin e sistemit ligjor. Ai i përmbushi të gjitha premtimet e tij, ia ktheu Orbanit për mbrojtjen e Gruevskit, nuk i detyrohej 1 miliard euro, siguroi hyrjen e 4iG në telekomunikacion dhe hyrja e një kompanie hungareze Status Energy KFT në energji po afron, thonë nga LSDM, transmeton Portalb.mk.
“Orbani, i cili tashmë është fishkëllyer nga mbështetësit e tij në tubime, është simbol i një politike që Bashkimi Evropian nuk e toleron më. Një politikë korruptive që i shërben biznesit dhe interesave ruse, në vend të vlerave evropiane dhe të ardhmes së qytetarëve të saj. Ndërsa qytetarët e Hungarisë po zgjedhin rrugën evropiane, Mickoski po e shtyn Maqedoninë në drejtimin e kundërt – drejt izolimit, pasigurisë dhe regresit që do të zgjasë me dekada”, thotë LSDM.
Sipas LSDM-së, siç thonë ata, Mickoski po shet interesat kombëtare maqedonase dhe sot ai shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Çfarë marrëveshjesh të tjera po bëhen pas dyerve të mbyllura? Çfarë do të ndodhë me 40% të mediave në Maqedoni kur të bjerë Orbani, të cilat kontrollohen nga VMRO-ja? Çfarë do të ndodhë me bizneset e Orbanit në Maqedoni, në energji dhe telekomunikacion”, thonë nga LSDM.
Kujtojmë se kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, shkoi për vizitë siç thanë nga Qeveria, politiko-ekonomike në Budapest, ku u takua kryeministrin hungarez Viktor Orbán ku siç thuhet u diskutua për bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale.
Ndryshe, sipas raportimeve të fundit, duke iu referuar burimeve diplomatike evropiane, Bashkimi Evropian ka filluar të kufizojë ndarjen e informacioneve konfidenciale me Hungarinë dhe madje të zhvillojë takime në formate më të vogla, për shkak të shqetësimeve se informacione të ndjeshme mund të rrjedhin drejt Rusisë .
Këto shqetësime lidhen me akuzat se përfaqësues të qeverisë hungareze kanë ndarë detaje nga takimet e BE-së me Moskën, konkretisht me ministrin e jashtëm rus Sergey Lavrov .