LSDM-ja ka dorëzuar interpelancë për ministrin e Bujqësisë Tripunovski

LSDM-ja ka dorëzuar interpelancë për punën e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave, Cvetan Tripunovski, duke e akuzuar për korrupsion, skandale dhe politika të dëmshme në resor, njofton Portalb.mk.

Këtë sot në konferencë shtypi e kumtoi deputeti i LSDM-së dhe ish-ministër i Bujqësisë Lupço Nikollovski, duke shtuar se interpelanca është mbështetur nga grupi i deputetëve dhe partnerët e koalicionit, me qëllim që të hapet debat parlamentar për gjendjet në bujqësi dhe funksionimin e Ministrisë.

“Interpelancën e dorëzojmë për shkak të rasteve serioze, të vazhdueshme dhe tashmë të procesuara të korrupsionit sistematik i paparë deri tani, keqpërdorim të pozitës zyrtare, shkelje të ligjeve dhe detyrimeve të ministrit të definuara në ligje, si dhe çrregullimit serioz të funksionimit të Ministrisë dhe institucioneve në dikasterin që e udhëheq”, tha Nikollovski.

Nga partia pohojnë se gjatë dy viteve të kaluara bujqësia po shënon rënie serioze, duke theksuar në subvencionet e zvogëluara, pezullim të programeve dhe mungesë të masave të reja për mbështetje.

Arsyeja e parë dhe e fundit për dorëzimin e interpelancës, siç tha Nikollovski, është rasti kur bashkëpunëtorët më të afërt të ministrit, si drejtori i Agjencisë pagesore de drejtori i Inspektorit të bujqësisë u kapën me “duart në mjaltë”, me 50 000 dhe 100 000 euro ryshfet.

Nga partia vlerësojnë se politikat aktuale kanl sjelë deri në ulje të mbështetjes për bujqit dhe përkeqësim të gjendjes së tyre ekonomike, me ç’rast kërkojnë përgjegjësi politike.

Cvetan TripunovskiLidhja Social Demokrate (LSDM)Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU)VMRO-DPMNE