Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Leslie Miller, thotë se Maqedonia po përballet me krizë në mësim dhe sipas vlerësimeve të fundit të PISA-s, mbi 2/3 e nxënësve kanë rezultate të dobëta në lexim, matematikë dhe shkenca natyrore, transmeton Portalb.mk.
“Një nga faktorët kyç është koha e pamjaftueshme e shpenzuar për të mësuar. Nxënëst në Maqedoni kanë shpenzuar rreth 900 orë duke më pak më pak se mesatarja. Sistemi arsimor nuk e ka përshtatur plotësisht mënyrën e organizimit të burimeve, për shembull strukturën e shkollës, stafin mësimor dhe financimin e shkollës. Ka shumë mundësi për përmirësimin e situatës”, tha ajo para manifestimit “Arsimi i udhëhequr nga nevojat reale të nxënësve – investim i zgjuar në stafin mësimor dhe infrastrukturë” organizuar nga Shoqata për kërkim dhe analizë ZMAI.
Dhjetorin e kaluar, Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), duke shpallur rezultatet e PISA 2022, njoftoi se nga 81 shtete, nxënësit nga Maqedonia janë në vendin e 71-të për mësimin e gjuhës dhe në vendin e 61-të në njohuritë e matematikës.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Evropian (OECD) publikoi rezultatet e këtij testi të fundit ndërkombëtar më 5 dhjetor, të cilat tregojnë një rënie të përgjithshme të nivelit të shkrim-leximit të gjuhës, matematikës dhe shkencave te nxënësit e moshës 15 vjeç në pothuajse të gjitha vendet pjesëmarrëse.
“Me një diferencë minimale, rezultatet për Maqedoninë e Veriut ruajnë nivelin që është matur në vitin 2018. Nga gjithsej 81 vende që kanë qenë pjesë e testimit, me 389 pikë të arritura, vendi ynë është në vendin e 61-të sipas rezultateve në matematikë. Me 359 pikë të arritura në matjen e shkrim-leximit gjuhësor, gjegjësisht të leximit të kuptuar, ne renditemi në vendin e 71-të, ndërsa në shkencat natyrore nxënësit tanë shënuan 380 pikë, gjë që e rendit vendin në vendin e 68-të në Evropë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit.
Kjo është pjesëmarrja e katërt e Maqedonisë në PISA, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Më parë, vendi ka qenë pjesë e studimeve në vitet 2000, 2015 dhe 2018. Në prill dhe maj 2022 janë përfshirë 6610 nxënës nga 111 shkolla të mesme, ku në varësi të madhësisë janë testuar 35 deri në 155 nxënës në gjuhën maqedonase dhe shqipe. Realizues i studimit në Maqedoni është Qendra Shtetërore e Provimeve. Testimi PISA është bërë në mënyrë elektronike për herë të parë në vendin tonë.