“Lajzëlota në muajin maj” shfaqje diplome e studentëve të Artit Dramatik të Shkupit

Afishe e shfaqjes

Në vazhdën e bashkëpunimit mes Teatrit Shqiptar të Shkupit dhe Fakultetit të Artit Dramatik- Shkup të hënën (13.05.2024) me fillim në ora 20.00 në skenën e vogël luhet shfaqja e diplomës së Klasës së Prof. Mr. Hismet Ramadani, njofton Portalb.mk

Shfaqja e diplomës me titull 0 Lajzëlota në muajin maj” (Liza në muajin maj) – nga Sholt Poshgai, një tragjikomedi në dy pjesë është shfaqja më të cilën do të diplomojnë studentët e klasës së profesorit Hismet Ramadanit.

Në shfaqje luajnë Katerina Jovanovik, Melika Kastrati, Vullnet Mahmuti, Vedran Cesarek. Shfaqja luhet në Teatrin Shqiptar të Shkupit më datë 13.05.2024 (e hënë), në orën 20.00  në skenën  e vogël.

Infermierja 35-vjeçare – Lajzelota është plot shpresa në kërkim të partnerit të saj të jetës, në kërkim të njeriut që do t’i japë fund vetmisë së saj. Dhe ne shkojmë me të në 6 takime – 6 burra – përmes 6 përpjekjeve njëkohësisht argëtuese dhe dëshpruese për të gjetur një partner. Ajo kupton se ka momentet e fundit për të rregulluar jetën e saj. Një shfaqje për gratë, burrat, mundësitë dhe pamundësinë.

Kjo tragjikomedi e Sholt Poshgai është një nga shfaqjet hungareze më të interpretuara në shumicën e gjuhëve në mbarë Evropën. Tani këtë shfaqje publiku mund ta shijojë këtë herë edhe në Teatrin Shqiptar në Shkup ku luajnë studentët e Fakultetit të Artit Dramatik- Shkup Katerina Jovanovik, Melika Kastrati, Vullnet Mahmuti dhe Vedran Cesarek.

Hyrja është e lirë.

Kultura shqiptareKulturë lajmeTeatër shfaqje teatrore