Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është koha që të bëhet realitet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, raporton Koha.net.
Lajçak të hënën mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
“Me ftesën e kancelarit gjerman Olaf Scholz mora pjesë sot në Samitin e Procesit të Berlinit. Në 10 vjetorin e tij, mesazhet ishin shumë të qarta: është arritur shumë për njerëzit e rajonit, por koha ka ardhur që ta bëjmë realitet integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
Participated in today’s Berlin Process Summit upon invitation of @Bundeskanzler Scholz.
On its 10th anniversary, the messages were very clear: a lot has been achieved for the people of the region, but time has come to make 🇪🇺 integration of the Western Balkans a reality. pic.twitter.com/3h6qmfCKZz
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 14, 2024
Kujtojmë se Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese si kusht për të ecur përpara në rrugën eurointegruese, gjegjësisht për të hapur negociatat me Komisionin Evropian. Ato nënkuptojnë që përpos kombeve tjera, të shtohen edhe bullgarët në të si popull shtetformues.
Më 19 korrik të vitit 2022, u mbajt konferenca e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe BE-së, gjë që duhej të shënonte fillimin e negociatave po të mos ishte obligimi për ndryshimet kushtetuese.
Ky obligim parashihet me marrëveshjen e korrikut të vitit 2022 ndërmjet Bulgarisë dhe Maqedonisë, e cila bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve.
Pasi u arrit kjo marrëveshje, Sofja hoqi veton për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut në këmbim të kushtit për ndryshimet kushtetuese.
Në ndërkohë, më 25 shtator 2024 ambasadorët e vendeve të BE-së një zëri vendosën të fillojnë negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në BE më 15 tetor në Luksemburg, në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare “BE-Shqipëri”. Me këtë Shqipëria do të vazhdojë rrugën drejt BE-së kurse RMV-ja mbetet në vend.
- LEXO: Euroambasadori Rokas: Konsideroj se vështirë do të pranohet propozimi për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese
- LEXO: Mickoski: Bullgarët tani janë problem të futen në kushtetutë, pasi të hyjmë në BE jo
- LEXO: LSDM pret përgjigje për eurointegrimet, Mickoski: Kur të kemi detaje do t’i njoftoj
- LEXO: Pushteti dhe opozita me akuza të ndërsjella për ndarjen e Shkupit dhe Tiranës nga rruga drejt BE-së
- LEXO: Maqedonia e Veriut po zhvendos prioritetet dhe partnerët strategjik, vendet anëtare pa shpresë për ndryshimet kushtetuese