Propozimet-ligjet për Liqenin e Ohrit, Kanionin e Matkës dhe Kënetën e Studençishtës pranë Ohrit të ketë statusin e parkut natyror, kaluan vetëm në lexim të parë në seancën plenare të Kuvendit dhe janë në procedim të mëtutjeshëm në trupat punuese të Kuvendit, njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor , transmeton Portalb.mk.
“Në lidhje me informacionin që u shfaq dje në media se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 13.08.2024 i miratoi ligjet e veçanta me të cilat tre lokalitetet natyrore në vend: Liqeni i Ohrit, Kanioni i Matkës dhe Këneta e Studençishtës marrin status të veçantë të mbrojtur, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor njofton se Projektligji për shpalljen e Liqenit të Ohrit Monument i Natyrës, Projektligji për shpalljen e kanionit të Matkës për monument të natyrës dhe Projektligji për shpalljen e Kënetës së Studençishtës për Park natyror janë në procedurë të rregullt miratimi dhe se u kanë kaluar dy trupave kryesorë punues të Kuvendit: Komisionit për Transport, Transformim Digjital, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Komisionit Ligjvënës dhe Ligjor të Kuvendit të RMV-së, që konstatuan se propozimet janë të pranueshme”, thonë nga MMJPH.
Shoqata Fronti 21/42 kërkoi nga deputetët që të mos miratojnë ligjet e propozuara për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyre dhe Studençishko Bllato ndërsa Ministria e Mjedisit t’i tërheqë nga procedura parlamentare dhe të zbatojë në mënyrë konsekuente rekomandimet e Bernës. Konventa dhe vepron në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
“Me mospërfillje të plotë dhe të vetëdijshme të së drejtës ndërkombëtare dhe në kundërshtim me Kushtetutën, Kuvendi vazhdoi procesin e miratimit të Ligjit për shpalljen e Liqenit të Ohrit monument natyror dhe Ligjit për shpalljen e Studençishko Bllato park natyror. Shqyrtimi i parë ka kaluar pa asnjë vërejtje, ndërsa Komisioni Ligjvënës ka konstatuar se janë në përputhje me Kushtetutën dhe të pranueshme për procedurat e mëtutjeshme”, thonë nga Front 21/42.
Vitin e kaluar, në shkurt, qeveria mori vendim që kanioni i Matkës të shpallet zonë e mbrojtur në kategorinë e tretë – monument natyre, ndërsa i njëjti vendim është marrë për Liqenin e Ohrit në fillim të këtij viti.
Matka ka pritur mbrojtjen që i duhet për dy dekada pasi zonat e mbrojtura duhej të rishpalleshin sipas detyrimeve të ligjit për natyrën të miratuar në 2004. Ligji për shpalljen e kanionit zonë të mbrojtur të kategorisë III – monument natyre, ka pritur prej më shumë se një viti për t’u futur në rend dite para deputetëve në Kuvend.