Më 20 gusht, Kuvendi i Kosovës votoi për dy kandidate për kryeparlamentare, por as Albulena Haxhiu, e as Donika Gërvalla nuk morën 61 votat e nevojshme, transmeton Radio Evropa e Lirë.
Vazhdimi i seancës konstituive u mbajt pasi Gjykata Kushtetuese urdhëroi deputetët që brenda 30-ditësh – duke nisur nga 18 gushti – të themelojnë organin ligjvënës.
Votimi për kryeparlamentarin u bë në mënyrë të hapur dhe, sipas vendimit, një kandidat mund të hidhet në votim vetëm deri tri herë.