Kushtetuesja e hodhi poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për stadiumin në Tetovë

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë nismën e Qeverisë së kaluar për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e procedurave në lidhje me ndërtimin e Stadiumit të Tetovës, për çka, gjatë muajit maj, urdhëroi Komunën e Tetovës të ndërpresë punimet, shkruan Alsat.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fund të mandatit kishte kërkuar mendim nga Gjykata Kushtetuese, për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së procedurave në lidhje me Stadiumin e Tetovës, i cili me vendim të Qeverisë në vitin 2015, i ishte dhënë në shfrytëzim të përhershëm, pa kompensim Komunës së Tetovës.

Nisma, u dorëzua me arsyetimin se Komuna e Tetovës ia ka dhënë nën menaxhim stadiumin, Ndërmarrjes Për Transport. Një gjë e tillë ishte mohuar nga Komuna, të cilët e akuzonin ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi se stadiumin planifikon t’ia japë një kompanie për lojëra të fatit.

Ndryshe, më 21 maj, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli vendim që të ndërpriten punimet për stadiumin e ri në Tetovë të cilat filluan muajin e kaluar. Reagoi kryetari i Komunës së Tetovës, e konsideroi si dëm ndaj qytetit.

Kryetari i Komunës së Tetovës gjatë vitit 2023 ka deklaruar disa herë për rikonstruimin e stadiumit, në nëntortetorkorrik dhe maj. Edhe vitin 2022 disa herë Kasami përmendi se pritej të kishte zgjidhje brenda atij viti. Rikonstruimin Kasami e përmendi edhe në debatet parazgjedhore. Rikujtojmë që edhe kryetarja paraprake, Teuta Arifi për rikonstruimin e stadiumit bëri një maratonë premtimesh, në vitin 2013, më pas në vitin 2017 si dhe përsëri në vitin 2021, por kjo nuk u realizua në terren.

Bilall KasamiFederata e Futbollit RMV (FFM)Futboll futbollist(e)Komuna e TetovësQeveria e Maqedonisë së VeriutStadium(e)Stadiumi i Qytetit Tetovë