Kur kënga vdes

Kur kënga vdes në mes të natës
e qiriu vezullon në anësi
gjallëron ai tufan i shtrëngatës
në zemrën e mbërthyer vetmi!

Kur kënga vdes në mes të natës
e prapë alivanoset shpresa në terr
ia kthej porositë shtrëngatës
s’më mposht ti kulshedër ferr!

Kur kënga vdes në mes të natës
unë sërish në zemër kam jetë
ia kthej porositë shtrëngatës:
-në daç vdis vetë!

Autor: Neshat Dauti

Poezi