Kryetarja e PLD-së dhe deputetja, Monika Zajkova, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor “Për një të ardhme evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja, në një paraqitje mysafire në televizionin “Kanali 5”, ka barazuar qëndrimet e partisë së saj lidhur me ndryshimet kushtetuese, me ato të VMRO-DPMNE-së, shkruan Vërtetmatësi.
Shkruar nga Stojan Sinadinov
Kryetarja e Partisë Liberal Demokratike (PLD) dhe deputetja e Kuvendit të Maqedonisë, Monika Zajkova, në lidhje me ndryshimet kushtetuese që do të zbatojë Maqedonia e Veriut mendon se për fillimin e negociatave për hyrje në BE duhet t’i zbatojmë me një dispozitë kalimtare me efekt të vonuar. Elemente të jokonsekuencës dhe spinit mund të dallohen në qëndrimin e saj:
Spin: Gjithmonë kam thënë se duhet të gjejmë një mënyrë për të zbatuar konkluzionet e miratuara nga këshilli për zgjerimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë, prandaj duhet të zbatohen ndryshimet kushtetuese, por në ligjin kushtetues që duhet të jetë i fundit apo faza e tretë ne kemi aftësinë për ta integruar atë veprim të vonuar. Një dispozitë kalimtare mund të vendoset në fund kur ato të hyjnë në fuqi. Propozojmë që ndryshimet kushtetuese të hyjnë në fuqi pasi të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Bullgarinë si shtet anëtar, ta ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësim të Maqedonisë në BE.
[Burimi: Monika Zajkova në emisionin “Vetëm e vërteta” në Tv “Kanali 5”; datë: 29.10.2024]
Kundërspin: Kryetarja dhe deputetja e PLD-së, Monika Zajkova, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor “Për një të ardhme evropiane” të udhëhequr nga LSDM-ja, në një paraqitje mysafire në emisionin “Kanali 5”, ka barazuar qëndrimet e partisë së saj lidhur me ndryshimet kushtetuese me ato të VMRO-DPMNE-së.
Zajkova në emision shprehu qëndrimin se ndryshimet kushtetuese duhet t’i zbatojmë me një dispozitë kalimtare me efekt të vonuar, që është identike me qëndrimin e mysafirit tjetër në duel televiziv, deputetit nga VMRO-DPMNE Toni Jarevski, i cili thotë se Amendamentet kushtetuese me efekt të vonuar janë një hap i justifikuar në rrugën drejt BE-së.
Zajkova shpjegon qëndrimet e PLD-së në “Vetëm e vërteta”:
Në konkluzionet e fundit [të Këshillit Evropian] asgjë nuk na pengon të zbatojmë amendamentet kushtetuese, pra të fillojmë procedurën për miratimin e amendamenteve kushtetuese, për të arritur në atë fazë përfundimtare të ligjit kushtetues, ku ne vetë parashikojmë se kur do të hyjnë në fuqi. Pika 4 i referohet faktit se Maqedonia duhet t’i zbatojë amendamentet kushtetuese, pika 6 është se konferenca e dytë ndërqeveritare do të mbahet pa vendim politik pasi të përfundojmë procesin e ndryshimeve kushtetuese sipas procedurës së brendshme. Kjo lë mundësinë për një interpretim më të gjerë, i cili na shpie në veprimin e vonuar për të cilin po flasim dhe se këtu, nëse këto janë qëndrimet tona, të gjithë së bashku të ndërtojmë një qëndrim shtetëror se po, këtu e kemi përfunduar detyrimin tonë, por do të hyjë në fuqi pasi të gjitha vendet anëtare, përfshirë Bullgarinë, të votojnë “po”, theksoi Zajkova.
Ajo shtoi gjithashtu se nuk shkruhet askund që “të hyjnë në fuqi menjëherë”, që do të thotë se nuk ka detyrime që ato të hyjnë në fuqi menjëherë…
Menjëherë pas qëndrimit të shprehur të Zajkovës për amendamentet kushtetuese, janë ripërtërirë spekulimet se PLD po largohet nga koalicioni me LSDM-në, gjë që Zajkova e ka mohuar në një deklaratë për MKD.mk, por me kualifikimin se “për momentin nuk ka asgjë të re dhe ajo si deputeti mbetet i pavarur në parlament, sepse partia liberal-demokrate është subjekt politik i pavarur dhe ka ende shumë kohë deri në zgjedhjet lokale”.
Çështja e përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë ishte temë e debateve më të shumta dhe më të shpeshta në vitin 2023, rreth të cilave “Vërtetmatësi” ka vërejtur manipulime dhe shtrembërime të së vërtetës, ndër të tjera në rastin e Protokollit nga mbledhja e dytë e përbashkët të Komisioni ndërqeveritar me Bullgarinë vitin e kaluar.
Si pjesë e koalicionit të udhëhequr nga LSDM-ja, e cila vitin e kaluar apeloi “të gjithë deputetët të votojnë për amendamentet kushtetuese, sepse pa to nuk ka anëtarësim në BE”, Zajkova ka të njëjtin qëndrim.
E përderisa po debatojmë për ndryshimet kushtetuese, çdo ditë një i ri largohet nga vendi, tha Zajkova në emisionin “24 Analiza” në TV “24 Vesti” më 2 shkurt 2023.
Në të njëjtin emision, Zajkova pohoi se asnjë amendament kushtetues nuk mund t’ia heqë identitetin maqedonase, dhe nga ana tjetër, ndalimi i integrimeve evropiane do të thotë zhvillim i ngadaltë i vendit.
Ky afrim eiqëndrimeve të PLD-së së udhëhequr nga Zajkova dhe VMRO-DPMNE-së së Hristijan Mickoskit është vërejtur edhe në ditët e kaluara, që është një lloj procesi i pakthyeshëm nga viti i kaluar, kur Zajkova dhe PLD ishin gati të pranonin hyrjen e VMRO-DPMNE në koalicion qeverisës nëse opozita do të mbështeste ndryshimet kushtetuese.
Por edhe atëherë edhe tani VMRO-DPMNE (ri) pohoi qëndrimin”.
Amendamentet e mundshme kushtetuese duhet të vlejnë nga dita kur fillon ratifikimi i protokollit për anëtarësim të Maqedonisë në BE nga parlamentet e 27 vendeve anëtare.
Dhe qëndrimi i PLD-së përkon me atë të VMRO-DPMNE-së, kështu që tani PLD propozon që ndryshimet të hyjnë në fuqi pasi të gjitha shtetet anëtare, përfshirë Republikën e Bullgarisë si shtet anëtar, të ratifikojnë marrëveshjen e anëtarësimit për anëtarësim e Maqedonisë në Bashkimin Evropian.
Mesazhet e BE-së dhe përfaqësuesve të saj kryesorë politikë, si gjatë vizitës së Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen javën e kaluar, janë përsëritur disa herë dhe janë të qarta – ndryshimet kushtetuese janë përfundimtare për Maqedoninë në rrugën e saj të integrimit evropian.
Pikëpamjet aktuale të Monika Zajkovës paraqesin jokonsekuencë politike dhe spin të partisë së saj, të cilat justifikojnë stagnimin e Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimeve evropiane.