Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit prill është regjistruar prodhim i energjisë deri 497 327 MWh energji elektrike, sasi e cila e mbulon vetëm 88.8 përqind e energjisë së konsumuar, transmeton Portalb.mk.
Më shumë energji është prodhuar te hidrocentralet (34.8 përqind), termocentralet (31.6 përqind), panelet solare (26 përqind) dhe turbinat e erës (6.3 %).
Në krahasim me prillin e kaluar, termocentralet kemi rritje për 3.4 përqind, hidrocentralet 31.6 përqind, panelet solare 4.1 përdind, turbinat e erës 56.4 përqind, ashtu që prodhimi është rritur për 14. 6 përqind në krahasim me prillin e kaluar, ndërsa konsumi ka shënuar ulje për 10.4 përqind.