Kryqi i Kuq i RMV-së në ndihmë për të prekurit nga vërshimet në Bosnje, ja si mund të ndihmoni

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut pas përmbytjeve në Bosnje dhe Hercegovinë ka kontaktuar me Kryqin e Kuq të Bosnjë-Hercegovinës dhe sipas vlerësimit të nevojave të tyre është ofruar ndihmë në burime materiale, teknike dhe njerëzore për përballimin e pasojave, transmeton Portalb.mk.

Nga rezervat e veta Kryqi i Kuq i RMV-së ka nxjerrë mjete në vlerë prej 10.000 euro si ndihmë fillestare për popullatën e prekur nga përmbytjet.

Qytetarët mund të ndihmojnë duke dhuruar para llogarinë e Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercijalna banka me shënimin: Ndihmë për përballimin e pasojave të zjarreve.

Për donacionet e fondeve në valutë:

  • EMRI I ORGANIZATËS: KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË VERIUT MAQEDONISË
  • EMRI I BANKËS: KOMERCIJALNA BANKA AD SHKUP
  • ADRESA E BANKËS: UL. ORCE NIKOLOV NR.3, 1000 SHKUP, MAQEDONI
  • LLOGARIA BANKARE: 300000000000133 25730522-11
  • KODI SWIFT: KOBSMK2X
  • KODI IBAN: MK07300701000001228

Qytetarët mund të dhurojnë edhe nga 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Telekomit dhe A1.

Sipas informacioneve, të paktën 21 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në Bosnje dhe Hercegovinë. Numri i viktimave mund të jetë më i lartë, në ndërkohë vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndihma kanë preglomerular nga Bashkimi Evropian, Kroacia, Serbia, Kosova, Turqia.

Bosnja e HercegovinaKryqi i KuqPërmbytje - Vërshime