Kryevepra “Berberi i Seviljes” vjen nesër në Operën dhe Baletin Nacional në Shkup

Më 3 prill 2026, me fillim në orën 20:00, në skenën e Operës dhe Baletit Nacional në Shkup do të shfaqet opera “Berberi i Seviljes” nga Xhoakino Rosini, një nga veprat më të njohura dhe më të dashura të repertuarit operistik, e cila me humorin, dinamikën dhe momentet e saj muzikore të paharrueshme të njohura ka mahnitur publikun për dekada, shkruan Portalb.mk.

Shfaqja është nën dirigjimin e Bisera Çadllovska, regjia është e Ursula Horner (Austri), skenografia e Maria Veteroska, ndërsa kostumografia e Maria Pupuçevska. Mjeshtër koncerti është Jane Bakevski, ndërsa mjeshër kori është Gjurgjica Dashiq.

Në ekipin solistik marrin pjesë: Marjan Jovanoski, Biljana Josifov, Bllagoj Nacoski, Vlladimir Sazdovski, Neven Siljanovski, Sonja Pendovska Madevska, Dragan Ampov, Kristijan Antovski, Nikolla Çedomirovski, Filip Mirçevski, çembalo: Elena Siljanoska, së bashku me korin dhe orkestrën e Operës dhe Baletit Nacional.

Fotografi nga kryevepra “Berberi i Seviljes”. Foto: OBN

“Berberi i Seviljes“ është kryevepër e Rossinit, kompozitor i njohur për virtuozitetin e tij muzikor, frazat ritmike të shpejta dhe energjinë e gjallë skenike. Opera është e mbushur me situata plot humor, dialogë të shpejtë dhe momente muzikore të paharrueshme, ndër të cilat veçohet aria e famshme „Largo al factotum“, me të cilën figura e Figaros ka pushtuar botën për më shumë se dy shekuj.

Vepra ndjek historin dashurisë të mbushur me kthesa, plane të fshehta dhe keqkuptime komike, e rrëfyer në stilin e njohur, të gjallë dhe të pasur të Rosinit.

Fotografi nga kryevepra “Berberi i Seviljes”. Foto: OBN
BaletKulturë lajmeOpera dhe Baleti RMV