Zgjedhjet parlamentare në Kroaci do të mbahen më 17 prill, beri sot me dije presidenti i Republikës, Zoran Millanoviç, raporton EN.
Këto do të jenë zgjedhjet e para në Kroaci në të cilat do të votohet një ditë të mërkurë dhe jo fundjave.
Millanoviç e shpalli datën e zgjedhjeve parlamentare pasi dje u shpërnda përbërja e dhjetë e Saborit kroat.
Presidenti kroat përmendi edhe vendim për shpallje të zgjedhjeve për deputetë në Parlamentin evropian nga Republika e Kroacisë, ndërsa votimi do të mbahet të dielën më 9 qershor 2024.