Kosto për jetesë dhe çmimet me pakicë shënuan rritje në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje e kostos për jetesë dhe rritje e çmimeve me pakicë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Indeksi i kostos për jetesë në muajin qershor të vitit 2026, krahasuar me muajin qershor të vitit 2025, shënoi rritje prej 3.4%, dhe indeksi i çmimeve me pakicë shënoi rritje prej 3.6%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Te kosto për jetesë, më së shumti rritje brenda kësaj periudhë është regjistruar te pijet alkoolike, duhani dhe narkotikët (9.3 %) dhe transporti ( 6.2 %).

Te çmimet me pakicë, më së shumti çmime janë rritur te produktet industriale joushqimore dhe duhani (5.9 %) dhe produktet industriale (4.5 %).

 

ÇmimeEkonomia e shtetit - Lajme ekonomiHarxhime - Shpenzime