Klubi i Karates “Khalid” u kthye në Tetovë me 18 medalje nga Turneu Ndërkombëtar Struga Open 

Më 29 shtator në Strugë u mbajt turneu ndërkombëtar i karatesë “Struga Open”, në të cilën morën pjesë mbi 400 garues dhe 50 klube nga shtetet Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Klubi i Karates “Khalid” nga Tetova u përfaqësua nga 21 garues, të cilët arritën të sigurojnë plotë 18 medalje, shkruan Portalb.mk.

Nga këto medalje, dy ishin të arta nga Blenda Asani dhe Lina Ameti.

Gjashtë medalje të tjera ishin të argjendta nga Shkëmb Sabriu, Amina Shabani, Muhamed Idrizi, Merisa Idrizi, Erblin Bajrami, Leart Bajrami.

Dhjetë medalje të bronzta nga Shkëmb Sabriu, Dijesa Bilalli, Diar Amiti, Lejla Fazliu, Agon Aliti, Altin Shabani, Endrit Aliti, Hadi Shaqiri, Edin Isaki dhe Blerona Idrizi.

Trajneri i klubit Albion Idrizi theksoi se klubi po ecën drejt një të ardhmeje të ndritur duke e bërë Tetovën krenare me arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare të karatesë.

KarateSportStrugaTetova