Enti Shtetëror për Revizion (EShR) ka publikuar raportet përfundimtare të revizionit të ISHP Klinikës Universitare të Neurologjisë për vitin 2023. ESHR shprehu mendim jo të favorshëm për vërtetësinë dhe objektivitetin e pasqyrave financiare dhe një opinion të rezervuar për përputhshmërinë e transaksioneve financiare me legjislacionin përkatës, transmeton Portalb.mk.
Ndër problemet specifike që vë në dukje ESHR është se barnat e marra dhe të konsumuara për sëmundje të rralla nga dhurimi nuk regjistrohen në evidencën materiale dhe kontabël.
Gjithashtu, gjatë vitit 2023 janë krijuar më pak se terminet e përcaktuara me ligj për kryerjen e shërbimeve shëndetësore duke përdorur pajisje mjekësore përmes aplikacionit “Termi im”.
Gjithashtu, infermierë, ndihmësmjekë dhe punëtorë sportelesh janë punësuar me kontratë, pa pëlqimin e Ministrisë së Financave.
ESHR-ja thekson se nuk sigurohet transparenca, kontrolli dhe monitorimi i aktiviteteve dhe mbledhja e plotë e të hyrave për Klinikën nga provat klinike. Gjithashtu, në disa nga procedurat e prokurimit publik është konstatuar zbatim jo i duhur i Ligjit për Prokurim Publik.
Ndërsa si dobësi sistematike theksohet se nuk janë krijuar plotësisht Sistemi Kombëtar i Veprimeve Materiale-Financiare dhe Kontabiliteti dhe Sistemi Qendror i Regjistrimit të Kohëve të Punës në Ministrinë e Shëndetësisë.
Raportet e plota mund të lexohen këtu.