Kina lëshoi satelitët e parë të internetit në orbitë për të rivalizuar Starlink

Një sipërmarrje shtetërore Kineze Ditën e Marte tha se kishte hedhur me sukses 18 satelitë në orbitë ndërsa Kina po përpiqet të krijojë versionin e saj të rrjetit satelitor Starlink të SpaceX, transmeton PcWorld.

Lançimi i satelitëve në orbitën e ulët të Tokës nga Shangai Spacecom Satellite Technology (SSST) u bë nga qendra e lëshimit hapësinor të Taiyuan në provincën e Shanxi.

Satelitët u mbajtën në bordin e një rakete Long March 6 dhe janë të parët që hidhen në orbitën nga mijëra të tjerë që kompania ka planifikuar.

Plani i mbështetur nga autoritetet shtetërore i përgjigjet Starlink i cili numëron mbi 5,500 të tillë në orbitë dhe ofron internet në mbarë botën për konsumatorë individualë, kompani dhe agjenci shtetërore.

Satelitët e orbitës së ulët të Tokës operojnë në lartësi mes 300 deri në 2000km nga sipërfaqja e Tokës dhe kanë avantazhin sepse janë më pak të kushtueshëm dhe kanë komunikim më efikas sesa satelitët në orbitë të lartë.

Që prej 2022 kur lufta në Ukrainë demonstroi përfitime dhe rëndësinë e madhe që Starlink kishte në komunikimin në fushëbetejë, Ushtria Kineze ka publikuar disa editoriale ku fliste për kërcënimet që këto satelitë përbëjnë për interesat e Kinës.

KinaSatelitSpaceXUkraina