Kina kërcënon industrinë gjermane të robotikës

Industria gjermane e robotikës po përballet me konkurrencë të ashpër nga Kina. Rritja e konkurrencës nga Kina po rëndon perspektivën për industrinë robotike të Gjermanisë, e cila tashmë po lufton me rënien e porosive në një ekonomi të dobët vendase, tha një përfaqësues i shoqatës së inxhinierisë VDMA për Reuters, transmeton Koha.net.

“Konkurrenca është e ashpër,” tha Frank Konrad, kreu i departamentit të robotikës i VDMA-s. “Shumë furnizues kinezë janë rritur fuqishëm në tregjet e tyre vendase dhe tani i janë drejtuar Evropës”.

Gjermania, e njohur për fuqinë e saj inxhinierike që dikur ishte pioniere e shumë teknologjive, tani po përballet me një rënie ekonomike të shkaktuar nga kostot e larta të energjisë dhe normat e interesit.

VMDA ka përgjysmuar perspektivën e saj vjetore të shitjeve për sektorin, sipas të dhënave të para nga Reuters.

GjermaniaKinaRobot