Katica Janeva ka humbur të drejtën e punës jashtë “Idrizovës”, është konstatuar se nuk i ka respektuar kushtet

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, ka humbur të drejtën për të punuar jashtë burgut “Idrizovë”. Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve, duke vepruar në detyrë zyrtare, ka kontrolluar respektimin e kushteve për shfrytëzimin e të drejtës për punë jashtë burgut. Gjatë verifikimit, siç ka konfirmuar për MPB-në, drejtori i Drejtorisë së sanksioneve, Aleksandar Pandov, është konstatuar se Janeva nuk i ka respektuar kushtet, transmeton Portalb.mk.

Ish-kryetarja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva, në fund të janarit të këtij viti, ka marrë leje pune për t’u punësuar jashtë burgut “Idrizovë”, ku po vuan dënimin me burg shumëvjeçar e dënuar në rastin “Reket”.

Sipas kushteve, Janeva në mëngjes largohej nga Idrizova dhe pas përfundimit të ditës së punës duhej të kthehet në qelinë e burgut.

Ish-udhëheqësja e Prokurorisë Speciale Publike është dënuar me shtatë vjet burg në rastin “Reket” për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, së bashku me Bojan Jovanovskin, i njohur në opinion si Boki 13, i cili mori edhe dy vite më shumë.

Aktgjykimi për rastin “Reketi” është shqiptuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup më 18 qershor 2020 dhe ka marrë formë të prerë në fund të korrikut të vitit të ardhshëm, pasi Gjykata e Apelit Shkup e ka konfirmuar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë pas më shumë se një vit. Për vendimin Apeli ka njoftuar me një komunikatë për media më 21 korrik 2021, ndërsa dy ditë më vonë Janeva është dërguar në burgun “Idrizovë” për vuajtje të dënimit.

Boki 13 – Bojan JovanovskiBurgu i IdrizovësKatica Janeva