Katër persona të dyshuar për vjedhje të rënda në Ndërmarrjen Publike Hekurudhat e Maqedonisë

Prokuroria Themelore Publike në Shkup njoftoi se ka iniciuar procedurë kundër katër personave të cilët kanë kryer katër vjedhje dhe kanë tentuar të kryejnë edhe një vjedhje tjetër të rëndë nga objekti i Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Maqedonisë Infrastruktura – Shkup, që gjendet në bulevardin “Serbia”, transmeton Portalb.mk.

Që nga fillimi i muajit prill, në katër raste kanë përdorur forcë fizike dhe mjete për të thyer drynin që mbyllte portën e objektit, më pas kanë hyrë brenda dhe kanë marrë makineri dhe sende të tjera në vlerë totale mbi 1,2 milionë denarë.

Dy ditë më parë, dy prej tyre kanë ardhur para objektit, kanë thyer portën metalike dhe kanë tentuar të marrin copa llamarine, por janë ndaluar në vend nga punonjësit e objektit.

Prokuroria ka kërkuar paraburgim për të katër të dyshuarit.

JP Hekurudhat e Maqedonisë së VeriutProkuroria Themelore Publike (PTHP) RMVVjedhie - Hajdutë