Kanada, makina përplasi turmën në festivalin në Vancouver, njoftohet për viktima

Policia konfirmoi se disa persona kanë humbur jetën dhe janë lënduar pasi një automjet u përplas me turmën në një festival rrugor në Vancouver të Kanadasë, transmeton Anadolu.

“Një numër personash janë vrarë dhe shumë të tjerë janë lënduar pasi një shofer u përplas me një turmë në një festival rrugor në ‘E. 41st Avenue dhe Fraser’ pak pas orës 8:00 të mbrëmjes së sotme”, tha Policia e Vancouverit në një deklaratë.

Siç njoftohet, shoferi është në paraburgim.

Autoritetet nuk specifikuan menjëherë numrin e viktimave.

Automjeti u përplas me një turmë të mbledhur për “Lapu Lapu Day Block Party”, një festë vjetore në nder të heroit të parë kombëtar të Filipineve.

Don Davies, një anëtar i parlamentit që përfaqëson rrethin Vancouver Kingsway, shkroi në X: “Sapo dëgjova lajmin tragjik të sulmit të tmerrshëm në festivalin Lapu Lapu. Po lutem për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre”.

KanadaVetura - Automjet - AutomobilViktima