Zëvendës presidentja Kamala Harris edhe zyrtarisht e ka pranuar humbjen në zgjedhjet 2024, duke e telefonuar të mërkurën Presidentin e zgjedhur, Donald Trump, për ta uruar, raporton KlanKosova.
Harris, një zyrtar i lartë tha, “e telefonoi Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar atë në fitimin e zgjedhjeve presidenciale 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e transferimit paqësor të pushtetit dhe të qenit president i të gjithë amerikanëve”.
Një person i afërt i ka thënë CNN-it.
Ndryshe, kandidati republikan Donald Trump u zgjodh presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shënuar një rikthim të jashtëzakonshëm.