Kallëzim penal për person nga Shkupi, dyshohet se duke shkaktuar zjarr ka dëmtuar një tub ngrohjeje dhe ndërtimin e urës “Bellasica”

SPB Shkup – Njësia për krime të dhunshme, sot (10.05.2024) në Prokurorinë Themelore Publike Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër I.H. nga Shkupi, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “krime të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” nga neni 292, dhe në lidhje me veprën penale të “shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Gjegjësisht, pas masave të marra, provave të grumbulluara, ekspertizave të kryera dhe bisedave me disa persona, është konstatuar se me datë 11.05.2023 nën urën “Bellasica”, i akuzuari ka shkaktuar zjarr në të ashtuquajturën “hapësira për kompensimin e tubit të nxehtësisë”, e cila shtrihej në tubacionet termoizoluese dhe të ujit të nxehtë që janë pjesë e rrjetit të ngrohjes të EMV-Furnizimit me ngrohje, duke shkaktuar dëme termike në tubin e përmendur të nxehtësisë, si dhe dëmtime të dukshme në elementët strukturorë të urës.

Ndryshe, i raportuari I.H. prej datës 12.09.2023 është duke vuajtur dënimin me burgim në INP Burgun e Shkup për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal.

Ura Bellasica u dogj më 12 maj të këtij viti dhe që atëherë ishte e mbyllur për qarkullim dhe për këmbësorë, por së fundmi është kthyer në funksion.

bellasMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Prokuroria Themelore Publike (PTHP) RMV