Kadare më thirrnin

Shkruan: Merita Abazi

Merita Abazi

Leximin e kam pasion prej shkollës fillore. Prej Kadaresë kisha lexuar pesë, gjashtë romane e aty këtu ndonjë poezi- poemë. Kur në 1980 në vitrinën e shitores së vogël në Bit Pazar të Shkupit “Rilindja” e pashë kompletin e veprave të tij prej I-X, si dhe kompletin e shkrimtarëve Rilindas..dihet. Krejt i bleva e i rendita në bibliotekën time. Nisa me veprën e parë…dhe shumën shpejt e përfundova. Nuk mundesha të ndalem. Kur më pyetnin çka lexoj, unë përgjigjesha: Ismail Kadarenë…kur më shihnin libër në dorë me kopertinë e ngjyrë tjetër, përgjigjesha- Kadarenë. Të gjithë e dinin dhe nuk lejoja që askush të tallet, përqesh, shanë apo, kritikon emrin e tij. “Lexoni vetëm një…u thoja, e do ta shijoni letërsinë”, pastaj fillova t’i blija romanet që dilnin me radhë. Nuk kisha të ndalur…figura e tij madhështore u bë për mua një kolos që i afrohet majës së qiellit. Kështu me radhë, deri në njohjen personale me të dhe të shoqen shkrimtare e njohur, Elena Kadarenë, me romanin e saj “Një lindje e vështirë”, që e kisha lexuar si nxënëse në gjimnaz.

Ismail Kadare erdhi në Tetovën time. E pritëm me ceremoni. Në emër të qytetit e shpallëm.. qytetar nderi. Sa të gëzuar ishin tetovarët/ret. Shtyheshin ta shohin, ta dëgjojnë…sikur të kishte qenë profet. Dhe ai doli në binë…e ne krejt me foto aparatet, e celularët, tërë sy e veshë. Ishte një përjetim shumë i veçantë. Isha e privilegjuar si anëtare e Sh. SH.” Oeneum “të Tetovës, që t’i afrohem e të ndaj një mendim me të. Me kujdes më shikonte dhe më dëgjonte. Kur ia dhashë dy librat që më mungonin për nënshkrim, ai buzëqeshi.

E kisha para vetes, autorin e romaneve, njeriun që në veprën PESHA E KRYQIT, që aq sinqerisht fliste për vete, familjen dhe traumat, makthet, përjetimet më të rënda, pranë e larg familjes, përndjekjet nga OZNA shqiptare, që në çdo qosh të shtëpisë u kishin vendosë përgjues…paçka edhe në krevatin e bashkëshortësisë. Rrëfen për hijëzimin (largimin) e shoqërisë prej tij. Për thirrjet e shumta në komitetin qendror, policinë…rrëfen për shkrimet që i shkruante, që i kontrolloheshin kush e di për të satën herë dhe.. normal pa marrë leje prej LARTËSISË asgjë nuk do të bëhej.

Duke treguar për rininë dhe vajtje shkuarjet në Moskë…për mbylljen e kufirit…për mendimet, idetë dhe planet se si të dalë prej këtij rrethi të çeliktë, shoqërimi me botues francez, dhe arsyeja që sa e sa herë kishin dashur ta burgosnin e shpëtonte “Gjenerali i ushtrisë së vdekur, romani histori. Enveri kritikët e jashtëm mos ta nënçmonin për mosnjohje të vlerave të vërteta e ndalte jo vetëm burgosjen por edhe ekzekutimin. Me Elenën bënte plan se si të largohej në Francë e pastaj t’a marrë atë dhe vajzat. Ecnin në rrugë, në akull e dëborë jo aq afër njëri tjetrit dhe flitnin shkurt. Dy agjentë i ndiqnin vazhdimisht…

Kështu deri sa arriti t’ i ndihmojnë francezët…

Ndodhte të lexoja diçka kundër tij.. të dëgjoja…e çka mos. Jam e sigurt se shumë pakë njerëz ia dinë jetën..
Unë mendoj se çdo njeri vlerësohet sipas veprave. Ku ka njeri pa vese e virtyte? S’ka të përkryer, por veprat që i la, ky gjigant e ftillues i letërsisë moderne shqiptare e bënë, që t’i njeh bota shqiptarët si një komb përparimtar të shtypur , si në Shqipëri, në Kosovë e gjithandej. Dosja me letrat e shkruara kundër Kadaresë si njeri e shkrimtar shqiptar që është nëpër sirtarët e komisionit suedez për marrjen e çmimit NOBËL që nuk diti ta çmojë vlerën e vërtetë në të gjallët e tij, le të mbetet një anatemë turpi për ato. Ismail Kadarenë e njeh bota. Atij ia dhanë çmimet më prestigjioze e edhe Nobelin amerikan, prandaj unë personalisht, nuk do ta pranoja Nobelin pas vdekjes së tij. Ai duhej të gëzohej e të sheh…e me atë edhe ne, populli i tij. Tani çmimi Nobel për mua është asgjë!

Ismail KadareNa Shkruani