Jetmir Mehmedi do të interpretojë vepra nga kompozitorët e njohur, të enjten në Kërçovë

Këtë të enjte, me datë 9 maj në orën 20:00 te Muzeu i Qytetit të Kërçovës do të shfaqet recitali i kitaristit Jetmir Mehmedi për kitarë klasike i cili në skenë do të shoqërohet edhe me të ftuarit specialë, që janë dhe studentët e tij, njofton Portalb.mk.

Afishe e koncertit

Vepra nga kompozitorë të mirënjohur nga mbarë bota do të interpretohen të enjten në koncertin që do të mbahet në Kërçovë.

Kompozitorë si: J.S.Bach, F.Tarrega, I.Albeniz, A.B.Mangore dhe C.Domeniconi do të vinë nën interpretimin e kitaristit dhe profesorit Jetmir Mehmedit, i cili po ashtu do të luajë një suitë që e ka aranzhuar vetë dhe që e ka bazuar në muzikën tonë shqiptare.

“E kam emëruar “Suita Pranverore” dhe do të jetë premierë po atë natë’’, thotë Jetmir Mehmedi.

Qershia mbi tortë do të jenë të ftuarit, nxënësit e Jetmirit  që do të marrin pjesë në atë koncert me një program shumë të mirë dhe atraktiv. Të ftuarit janë: Kamela Sinani, Njomza Huseini, Isra Elmazi, Bendi “Thunderstrike” si dhe Elmir Begzati.

Përndryshe, të gjithë ata që janë adhurues të muzikës kasike janë të ftuar që t’i bashkëngjiten mbrëmjes duke u bërë dhe mbështetës të jetës kulturore në qytetin e Kërçovës.

Hyrja është e lirë.

KërçovaKultura shqiptareKulturë lajme