“Hajde, urime dhe je ar, do të të qeras drekë”. Mesazh me këtë përmbajtje i dëegoi ish-kryrtarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, revizorit Mile Stolevski, i cili e ka bërë testin në emër të saj me të cilin ish-zyrtarja e antikorrupsionit mori certifikatë sigurie për qasje në të dhëna të klasifikuara, transmeton Portalb.mk.
Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PNKOK) në seancën e sotme të gjyqit në të cilin Dimitrovska është midis të pandehurve, lexoi mesazhet që duhet të dëshmojnë si provë se si ajo dhe Stolevski kanë komunikuar dhe ranë dakord që ajo të marrë certifikatë nga Drejtoria për Sigurinë e të Dhënave të Klasifikuara, raporton televizioni Telma.
Siç u tha nga PNKOK, Dimitrovska ia dha emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin Stolevskit, një punonjës i Entit Shtetërore të Revizionit, dhe të dy komunikuan gjatë dhënies së provimit.
Sipas komunikimit të ndarë sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë (PTHP) në procedurën e provave të gjyqit, Dimitrovska e pyeti Stolevskin se “si po i shkon”, të cilit ai iu përgjigj: “Do ta jap provimin tani”, pas së cilës ajo u përgjigj: “Për KSHPK-në, fat të mbarë”.
“Urime, e kaluat”, thotë Stolevski në mesazhin tjetër.
Të cilit Dimitrovska i përgjigjet: “Na qoftë me fat, je ar”.
Mesazhi i fundit që Dimitrovska merr nga Stolevski është një dokument PDF i cili në fakt është certifikata e lëshuar elektronikisht nga Drejtoria për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar në emër të Tatjana Dimitrovskës nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.
Përndryshe, mesazhe nga një tjetër e pandehur në këtë rast, Biljana Petrovska-Mandeva, një punonjëse e TEC Negotinë, u paraqitën gjithashtu në seancën e sotme.
Sipas Prokurorisë për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ajo e informoi ish-drejtorin e Termocentralit të Negotinës, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar ndryshe në rastin Aditiv, përmes mesazheve se ishte hapur hetim për blerjen e mazutit. Si provë, Prokuroria theksoi se ajo fotografoi urdhrin nga Byroja e Sigurisë Publike (BSP) që mbërriti në Termocentralin e Negotinës.
Sipas prokurorit Faton Azizi, provat e paraqitura sot tregojnë qartë se në këtë rast testi i certifikatës së sigurisë është marrë në mënyrë të paligjshme.
Ish-kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska, u deklarua e pafajshme për akuzat kundër saj javën e kaluar. Gjatë deklaratës së saj në gjykatë, Dimitrovska tha se tani është e punësuar në Entin Shtetëror pë Revizion si asistente e auditorit të përgjithshëm të shtetit.
Dimitrovska akuzohet për dy vepra penale – zbulimin e një sekreti zyrtar ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i cili akuzohet në rastin “Aditiv”, si dhe falsifikim kompjuterik, gjegjësisht se auditori Mile Stolevski e ka bërë testin në emër të saj për të marrë certifikatë sigurie për qasje në informacion të klasifikuar.
Përveç Dimitrovskës, të pandehur janë auditori Stolevski, si dhe Biljana Petrovska-Manteva, e cila akuzohet për zbulimin e një sekreti zyrtar.