Javën e kaluar u regjistruan 45 raste të reja me Covid-19, dy persona vdiqën

Gjatë javës së kaluar (23-29 shtator) sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) u regjistruan 45 raste pozitive me Covid-19 nga gjithsej 341 shtetas të testuar, transmeton Portalb.mk.

Numri i rasteve të reja pozitive krahasuar me një javë më parë, kur kishte 64 infektime të reja, është ulur për gati 30 përqind.

ISHP raportoi se dy persona vdiqën nga Covid-19. Personat janë nga Demir Hisari dhe Ohri dhe janë në grup-moshën mbi 65 vjeç.

“Njëri person ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri në shtëpi”, ka thënë ISHP.

Gjatë vitit 2024, deri më 29 shtator, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar zyrtarisht 1889 persona të infektuar me Covid-10 si dhe 23 vdekje të lidhura me Covid-19.

Rasti i parë me Covid-19 në vend u shfaq më 26 shkurt 2020.

Që nga fillimi i pandemisë e deri dje në RMV janë raportuar gjithsej 351.985 të sëmurë, prej të cilëve vdiqën 10.002.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP)Korona Virusi COVID19