Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se mëngjesin e sotëm janë shpëtuar tre persona, të cilët për shkak të stuhisë kanë humbur kontrollin e varkës në liqenin e Dojranit, transmeton Portalb.mk.
Kallëzimi është pranuar mëngjesin e sotëm në ora 8:30 në SPB-Strumicë, nga një qytetar. Ai tha se tre persona humbën kontrollin e varkës së tyre për shkak të stuhisë dhe nuk ishin në gjendje të ktheheshin në breg.
Për ndërhyrje është dërguar grupi i patrullës, i cili ka shpëtuar tre personat dhe i ka sjellë në bregun e liqenit.