Janë publikuar listat e studentëve të vitit të parë të pranuar në konviktet e RMV-së

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) mbrëmë shpalli rezultatet e Konkursit për pranimin e studentëve të vitit të parë të regjistruar në konviktet shtetërore dhe private në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin akademik 2024/2025, transmeton Portalb.mk.

Hyrja në konvikte fillon sot, e premte, 27 shtator.

Studentët që nuk janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin kundërshtim direkt në konviktin ku kanë aplikuar, jo më vonë se pesë ditë nga dita e shpalljes së rezultateve.

Listat e studentëve të pranuar në konviktet i gjeni KËTU.

Konvikt studentorKonvikti studentor TetovëMinistria e Arsimit dhe Shkencës (MASH)StudentëTë rinj - Rini - Rinia