Janë ngritur akuza të reja kundër Trumpit për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020

Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja kundër Donald Trumpit për përpjekjen e tij të dyshuar për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 pas humbjes së tij nga Joe Biden. Ato janë një përgjigje ndaj vendimit të muajit të kaluar të Gjykatës së Lartë të SHBA që presidentët amerikanë kanë imunitet nga ndjekja penale gjatë kohës që janë në detyrë, raporton Washington Post.

Aktakuzat e rishikuara përmbajnë të njëjtat katër akuza penale kundër Trump, por ato tani i referohen statusit të tij si kandidat politik dhe jo presidentit aktual. Trump mohon akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, por qëndron në pretendimin e tij se ka pasur mashtrim masiv zgjedhor në vitin 2020.

Aktakuza e re, e ngritur nga prokurori i posaçëm Jack Smith, akuzon Trumpin për komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, komplot për të penguar procedurat zyrtare, tentativë për pengim të procedurave zyrtare dhe komplot për të shkelur të drejtat.

Trump shkroi në rrjetin e tij social se kjo është “një përpjekje për të ringjallur një gjueti shtrigash të vdekur dhe për të shkëputur amerikanët nga zgjedhjet e ardhshme”. Ai bëri thirrje që akuzat të hiqen menjëherë.

Dokumenti i ri thotë se Trump po vepronte si qytetar privat, jo president, kur kreu skemën e supozuar për të minuar zgjedhjet.

Donald Tramp (Trump)Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)