Janë arrestuar dy persona nga Prilepi, është gjetur drogë dhe pushkë

Më datë 05.05.2024 rreth orës 21.30 në rrugën rajonale Dibër – Strugë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Kontroll Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare Xhepisht në koordinim me Departamentin për Krime Ndërkufitare në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Perëndim – Dibër kanë privuar nga liria dy personat (34)  dhe (36), të dy nga Prilepi, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kontrollit të një automjeti “Peugeot” me targa të Shkupit të një kompanie rent a car, e drejtuar nga një person dhe tjetri pasagjer, anë gjetur dhe konfiskuar një çantë me mbi tre kilogramë marijuanë dhe një pushkë automatike me kornizë bosh. j

Personat janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngritet padi përkatëse.

Drogë - lëndë narkotikePolicia e Maqedonisë së VeriutPrilepi