Izraeli sulmoi me tanke spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa

Ushtria izraelite njoftoi se kishte sulmuar spitalin al-Shifa dhe sip njoftuan, u ka bërë thirrje pjestarëve të Hamasit që gjoja fshiheshin brenda të dorëzoheshin, ndërsa mijëra civilë palestinezë edhe më tej ndodhen në spitalin më të madh të Gazës. Munir al-Bursh, drejtor i përgjithshëm në ministrinë e shëndetësisë të Gazës, tha se forcat izraelite, përfshirë tanket, kishin hyrë në pjesën perëndimore të kompleksit spitalor, transmeton Portalb.mk.

“Ka pasur shpërthime të mëdha dhe tymi hyri në hapësirën ku ishim. “Besojmë se shpërthimi ka ndodhur brenda spitalit”, tha ai.

Një zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Gazës tha se “ushtria okupuese është tani në bodrumin e kompleksit dhe po qëllon”.

Situata në Al-Shifa ka qenë në fokus të publikut ndërkombëtar ditët e fundit, pasi kushtet për mijëra pacientë dhe civilë të strehuar janë përkeqësuar. Izraeli pretendon se Hamasi ka një qendër komandimi në tunelet nën spital dhe kryen operacione ushtarake prej andej.

“Bazuar në informacionin e inteligjencës, Forcat Mbrojtëse të Izraelit po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë të caktuar në spitalin Al-Shifa. Ekipet e trajnuara posaçërisht për një mjedis kaq kompleks dhe të ndjeshëm po marrin pjesë në operacion, për të mos rrezikuar civilët”, njoftoi IDF.

Zëdhënësi i ushtrisë Peter Lerner tha se “kompleksi spitalor shërben si qendra kryesore e operacioneve për Hamasin”.

SHBA ka thënë se inteligjenca e saj mbështet konkluzionet e Izraelit.

GazaGjenocidIzraeliKrime lufteLuftëPalestina