Izraeli shpalli “gjendje lufte”

Izraeli ka shpallur gjendje lufte pas sulmeve që filluan nga Rripi i Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Zyra për media e Kryeministrisë izraelite thuhet se kryeministri Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, shefi i shtabit, Herzi Halevi si dhe zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë të inteligjencës dhe të sigurisë mbajtën takim të sigurisë.

Pas takimit theksohet se është shpallur “gjendja e luftës” dhe se është miratuar kalimi në veprim të madh ushtarak.

Në deklaratën e kryeministrisë theksohet se “Sulmi i përgjakshëm terrorist i kryer nga Rripi i Gazës ka detyruar Izraelin për luftë dhe lufta ka filluar në orën 06:00 të mëngjesit më 7 tetor 2023”.

IzraeliPalestina