Ish-ministri Lloga i mohoi akuzat e ministrit Filkov

Krenar Lloga përmes rrjeteve sociale ka reaguar ndaj ministrit të drejtësisë, Filkov në lidhje me akuzat e tij rreth keqpërdorimeve të ish-ministrit Lloga, transmeton Portalb.mk.

“Për ta bërë situatën edhe më tragjikomike, ai vazhdon të heshtë. Për të gjitha ato tema të rëndësishme, ai nuk ka qëndrim. Përsërit një fjali të zbrazët: “Edhe kryeministri ka të drejtë, edhe aleatët ndërkombëtarë kanë të drejtë,” duke u fshehur nga publiku dhe duke pritur një përgjigje të shkruar nga znj. Radica”, deklaroi Lloga.

Ai vlerësoi që Ministria për momentin udhëhiqet nga Radica Lazareska Gerovska, e cila nuk ka komunikim të mirë me të punësuarit në Ministri.

“Letra nga Misioni i Vlerësimit të BE-së është marrë në mënyrë elektronike, ashtu siç e kanë marrë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq, kryetari i Këshillit Gjyqësor Sashko Georgiev dhe të tjerë. Një pjesë e letrës ishte për publikun, ndërsa pjesa tjetër e klasifikuar vetëm për ministrin. Ajo letër është arkivuar nga një punonjës i ministrisë që merret me materiale konfidenciale, por normalisht, znj. Radica nuk mund ta marrë të njëjtën pa një certifikatë sigurie. E njëjta letër, me lejen e misionit, është ndarë edhe me grupin e punës, përkatësisht me kryetarin akademik Vlado Kambovski”, sqaroi Lloga.

Ish-ministri thekoi që parku i automjeteve është i njëjtë siç ka qenë para se të vjen ai, ndërsa foli edhe në lidhje me konkurse e publikuara, punësimet “partiake”, borxhet, çadrat, pajisjet elektronike dhe skuterët.

Ndryshe, Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov, ka zbuluar se kabineti i tij ka ardhur në një gjendje të vështirë, duke u përballur me borxhe dhe porosi që ai i sheh si të dyshimta dhe të paarsyeshme. Filkov akuzon paraardhësin e tij, Krenar Lloga, për zhdukjen e një dokumenti të rëndësishëm të klasifikuar nga Misioni Vlerësues i Komisionit Evropian, duke theksuar se hetimet janë duke u zhvilluar për të zbuluar vendndodhjen e tij.

Ai ka shpalosur një listë të porosive të bëra për ombrella, bluzat dhe shishe, të cilat arsyetuar, ndërsa ka ngritur shqetësime lidhur me blerjen e telefonave celularë dhe skuterëve elektrikë me çmime të papërballueshme.

Igor FillkovKrenar LlogaMinistria e Drejtësisë (MD)