Instagram ka hequr dorë nga videot me format të gjatë

Instagram nuk ka për tu përqendruar në videot me format të gjatë “sepse mund të cenojë identitetin kyç të platformës,” tha shefi i rrjetit social Adam Mosseri, transmeton PCWorld Albanian.

Teknikisht ju mund të poston video Instagram në kohështrirje deri në një orë, dhe rrjeti social në të kaluarën kishte tentuar të shtynte përpara planet për videot e gjata përmes IGTV. Megjithatë aplikacioni u mbyll.

Mosseri thotë se dy objektivat kryesor të Instagram janë ndërlidhja e njerëzve me miqtë dhe eksplorimi i përmbajtjeve me interes për ta.

Nga ana tjetër videot me format të gjatë nuk përshtaten me këtë strategji të kompanisë dhe sipas tij ka më pak gjasa që të ndërveproni me miqtë apo tu dërgoni atyre një video të tillë.

Pikërisht për këtë sipas Mosseri Instagram ka vendosur të mos shkojë pas këtij formati. Sakaq rivali kryesor i Instagram TikTok po investon në video më të gjata.

Instagram