Inspektorët kanë hyrë në Spitalin Psikiatrik pas video-incizimit ku një pacient e sulmon fizikisht një pacient tjetër

Inspektorët e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor (ISSH) kanë hyrë në Spitalin Psikiatrin në Bardovcë, pasi që një person i hospitalizuar në spital, në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë video dramatike, në të cilat shihet se si e keqpërdor një person tjetër, gjegjësisht një pacient i cili sapo ka ardhur.

Këtë për Meta.mk e konfirmoi drejtori i Spitalit Psikiatrik Muhsin Arifi, i cili doli edhe me kumtesë duke thënë se është i ri në këtë pozitë dhe se ka trashëguar gjendje në të cilën “spitali ka funksionuar në kushte të vështira teknike, sigurie dhe mungesë të personelit.

Arifili, i cili përndryshe është arkitekt i diplomuar, nuk ka dashur që të përgjigjet në pyetjet e Meta.mk pse pacientëve u lejohet që të posedojnë telefona celularë dhe të incizojnë dhe publikojnë video nëpër rrjete sociale, si funksionon sigurimi në spital dhe nëse ekzistojnë dhe respektohen protokolle në lidhje me akomodimin e pacientëve të dënuar për vepra të rënda penale.

“Si drejtor i sapoemëruar i spitalit psikiatrik “Skopje” Shkup, ndjej për detyrë t’i drejtohem opinionit të gjerë për zhvillimet e fundit lidhur me pacientët agresiv të cilët rrihen mes vete të njëjtit ndodhen në repartin gjyqësor në të cilin repart trajtohen persona me masë nga gjykata kompetente. Bëhet fjalë për persona qe kanë kryer vepra të rënda penale si vrasje , tentim vrasje etj. Me gjithë respektin për paraardhësit e mi, dua të theksoj se kam gjetur një situatë në të cilën spitali funksionon në kushte të vështira teknike, sigurie dhe mungesë të personelit , ju njoftoj se pas ngjarjes nga ana ime janë marrë të gjitha masat e nevojshme , mbrojtja e pacientëve dhe janë njoftuar të gjitha organet kompetente ‘ institucionet që aktualisht kujdesen për sigurinë. Pres një zgjidhje institucionale të rastit në një kohë sa më të shkurtër dhe në ndërkohë kam filluar me vendosjen e masave dhe mekanizmave për parandalimin e ngjarjeve të tilla fatkeqe në të ardhmen. Qëllimi përfundimtar është të arrihet një zgjidhje e përhershme për ngritjen dhe ruajtjen e sigurisë në spital dhe përmirësimi i kushteve për funksionimin normal të tij”, thuhet në kumtesën e tij.

Arifi në bisedë telefonike konfirmoi se personi që i ka publikuar videot e dhunës në Facebook, është i dënuar me burgim për vrasje. Në incizime mund të shihet se ai është i akomoduar në të njëjtat hapësira me disa persona tjerë. Nga bisedat në video-incizimin mund të dëgjohet se “ashtu është rendi me të gjithë të rinjtë që vijnë në spital, por edhe se rrahja ka dalë nga parajsa”.

Edhe përskaj kësaj që është zbardhur në opinion, pacienti i dënuar ende është aktiv në Facebook.

Drejtoresha e ISSH-së, Renata Mlladenovska nuk është e qasshme në telefonin celular që të përgjigjet se cilat janë njohuritë e para pas kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese në Bardovcë.

Rasti është paraqitur edhe në MPB, por edhe prej atje thanë se veprojnë ekipet e Stacionit Policor në Karposh.

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor RMVMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)Psikiatri/psikiatërSpital(e)
Comments (0)
Add Comment