Incident me armë zjarri mes dy personave në afërsi të poliklinikës Bit Pazar, njëri është plagosur

Gjatë ditës së sotme në afërsi të Poliklinikës Bit Pazar dhe shkollës fillore “Kongresi i Manastirit”, ka ndodhur përleshje me armë zjarri midis dy personave. Denoncimi është bërë nga spitali i qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ku është raportuar për një të lënduar. MBP-ja e konfirmoi rastin, transmeton Portalb.mk.

“Sot (07.02.2024) nga SPQ “Shën Naumi i Ohrit” në SPB Shkup është raportuar se tek ta është sjellë P.P. (24) me plagë me armë zjarri në këmbë dhe, ndërsa, sipas raportimit, një person e ka qëlluar me armë zjarri në afërsi të poliklinikës Bit Pazar në Shkup. Sipas informacioneve fillestare në P.P. ka qëlluar R.Sh.. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Mirëpo, MPB-ja nuk i ka bërë të ditura motivet e incidentit, për të cilin ende po heton.

Bit PazariMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)